Gomonia goditi për vdekjen 7-vjeçaren, Meta: Këto ngjarje tregojnë që shteti ka rënë, kjo nuk është policia që duam

2 Gusht 2022, 20:07

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp pas ngjarjes tragjike në Himarë, ku gomonia goditi për vdekje 7-vjeçaren. Meta thotë se këto ngjarje tregojnë se shteti ka rënë, ndërsa thotë se kjo nuk është policia që i duhet popullit. Sipas Metës, policia përdoret nga pushtetarët për të vjedhur zgjedhjet dhe lejuar trafikun e drogës. Ai shprehet se duhet të merren masa të menjëhershme që të vihet besimi mes policisë dhe qytetarëve.