Grabitet me armë shtëpia e noterit të njohur në Sarandë, maskat lidhin familjarët dhe i marrin 2 mln lekë

20 Tetor 2021, 10:59 | Përditesimi i fundit: 2021-10-20 18:27:08

Një grabitje me armë ka ndodhur para rreth 2 orësh në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4. Persona me kallashnikov kanë hyrë në një apartament në pronësi të noterit të njohur Thoma Kaçi, 63-vjeç në Sarandë. Maskat kanë lidhur familjarët dhe kanë arritur të marrin 20 mln lekë të vjetra. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në qytet. Forca të shumta të policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Noteri nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.