Grabiti me armë pikën e këmbimit valutor në Tiranë, Report Tv zbardh dëshminë e autorit: E kisha planifikuar me kohë, kam borxhe! Armën e fshehu në pusetë

6 Mars, 18:43 | Përditesimi: 6 Mars, 18:43

Nëna e sëmurë rëndë dhe disa borxhe ishin arsye të mjaftueshme për Luan Maçin, autorin e dyshuar të grabitjes së 300 mijë lekëve në një pikë këmbimi valutor të “5 Maji”. Fillimisht nuk pranoi autorësinë, por pasi iu gjetën rrobat e krimit në lavatriçe, u detyrua të tregojë gjithçka. Maçi u largua mes rrugicave dhe fshehu armën në pusetë.

I.M/Shqiptarja.com