Greqi-Shqipëri-Itali shkatërrojnë 4 grupe kriminale që trafikuan 1120 klandestinë me jaht! Merrnin deri në 10 mijë euro për person! SPAK kërkon prangosjen e 25 personave, mes tyre 7 të huaj! Itinerari

19 Janar 2022, 10:43 | Përditesimi i fundit: 2022-01-19 14:57:11

SPAK ka urdhëruar arrestimin e 25 personave si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që trafikonte klandestinë kundrejt pagesës. Bëhet fjalë për 18 shqiptarë dhe 7 të huaj, palestinezë, irakianë, iranianë, egjiptianë dhe turq. Hetimet kanë zbuluar 30 episode kontrabandimi të 1120 emigrantëve.