Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma nga foltorja e Kuvendit se në të gjitha hallkat e sistemit në Shqipëri ka nepotizëm dhe se askush nuk beson të drejtësia. Sipas Spiropalit, disa trekëndësha dhe katërkëndësha apo më shumë janë akoma të paprekshëm.
‘Pa drejtësi nuk ka as mirëqënia dhe as identitet. Tek drejtësia kryqëzohen të gjitha. Në këtë vend e kemi bërë të gjithë një hap para dy hapa pas. Cila drejtësi ekziston në ekonominë shqiptare. Nuk ka drejtësi prandaj nuk ka garë. Në të gjitha hallkat e jetës shqiptare bëhet me nepotizëm, në çdo hallkë ka nepotizëm. Nuk beson askush tek gjykatat shqiptare. Kjo drejtësia që keni thënë ju jo vetëm që vonon, por edhe vonon të harrojë. Nëse e nisët me atë cinizmin se fshatarët do të quhen qytetarë, nuk u quajtën dot as fermerë. Ju që jeni bërë miliarderë. PD është këtu për të ndërtuar kapitalin e ndershëm. Që kur të vij e majta ju ta rishpërndani. Pa ardhur kjo forcë në pushtet nuk arrini kurrë të krijoni atë kapitalin e më pas ju ta rishpërndani. E vetmja gjë që përcakton ligjësitë është drejtësia. Në fakt në këtë vend nuk ka kufij ku ne mund të merremi vesh. Disa nuk preken trekëndëshat, katërkenëdashat apo më shumë janë të paprekshëm. Forca e kategorisë së të fortit është cilësuar në model social. Ky është vetëm një kapitull i nisjes së drejtësisë ku jeni fshehur dukë thënë se PD nuk e do.’- tha Duma.



















