Gripi i shpendëve, fermerët në Berat ankohen për mungesën e blerësve: Pulat janë të vaksinuara

26 Mars 2022, 17:32 | Përditesimi: 26 Mars 2022, 17:32

Tregtia e shpendëve të gjallë vijon në tregjet e Beratit, pavarësisht urdhrit të Ministrisë së Bujqësisë për të pezulluar shitjen, për shkak të përhapjes së influencës aviare H5N8.

Fermerët shprehen se shpendët e oborrit janë të shëndetshme dhe kanë kryer vaksinimin çdo tre muaj. Disa prej tyre disponojnë dhe certifikatën e lëshuar nga veterineri.

KT/Shqiptarja.com