Gripi i shpendëve/ Ministria ndalon shitjen e pulave në treg të hapur të paautorizuar, tregtarët në Sukth vijojnë të dalin: Kështu do falimentojmë, s’kemi pula të infektuar

26 Mars 2022, 14:26 | Përditesimi: 26 Mars 2022, 14:26

Pas rasteve me gripin e shpendëve Ministria e Bujqësisë ndaloi shitjen e pulave në tregjet vendase, por pavarësisht kësaj, fermerët e pulave vazhdojnë tregtimin e pulave dhe deklarojnë se në fermat e tyre me 8000 pula, nuk kanë rastisur asnjë rast të pulave të infektuara. Megjithatë edhe pse nuk kanë pula të infektuara, tregtarët e Sukthit deklarojnë se situata e pularive ka ndikuar për keq dhe tek shitja e pulave të tyre, gjë e cila po i çon drejt falimentit

Sh.Sh/Shqiptarja.com