Grup pune rajonal për përballimin e flukseve migratore, BE e Britania ofrojnë mbështetje

14 Maj, 17:33

Një grup i përbashkët rajonal pune për përballimin e flukseve migratore në Ballkanin Perëndimor, që do të bashkërendohet nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë, është ngritur këtë të martë në ministerialin e mbajtur në Tiranë për këtë qëllim. Në takim Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe garantuan mbështetjen për luftën kundër emigracionit të paligjshëm.