'Grupi 86', 12 artistë modernë rrëfehen në Galerinë e Tiranës

31 Dhjetor 2021, 14:08

Filozofia e murit si objekt dhe subjekt ka bashkuar artistët më të mirë, jo vetëm  nga Tirana, por dhe nga qytetet e tjera të Shqipërisë . Galeria e re e artit të Tiranës në Rrugën e Kavajës është kthyer në një rezidencë mikpritëse për veprat artistike. 12 artistë bashkëkohorë, të njohur si “Grupi 86” kanë çelur sëbashku ekspozitën e parë “Muri”, ku përfshihen të gjitha zhanret, pikturë, skulpturë, instalacion dhe vepra satirike.