Grupi i sherrit të Berishës futet te Sekretariati i Etikës, 'zaptojnë' zyrën e Bushkës: Nxirrni gardën jashtë! S’ka paqe në Kuvend pa rikthimin e të drejtave tona

31 Tetor 2023, 16:18

Sali Berisha dhe grupi i tij mbështetës që krijoi dje në Kuvend sherr dhe shamatë, të përjashtuar nga Kuvendi kanë shkuar në Sekretariatin për Etikën duke bllokuar zhvillimin e mbledhjes. Deputetët e Rithemelimit janë futur në zyrën e kryetares së sekretariatit të etikës, Klotilda Bushka dhe kanë kërkuar që mbledhja të zhvillohet e hapur për mediat. Berisha thotë se Klotilda Bushka e ka marrë vendimin.