Grupi negociator mbledh aleatët në selinë blu, Partia Lirisë pranon propozimin e PD-së! Agron Shehaj skeptik

6 Tetor, 13:37 | Përditesimi: 6 Tetor, 13:37

Grupi negociator i Partisë Demokratike është mbledhur në selinë blu për të zhvilluar një takim me udhëheqësit opozitar për të diskutuar mbi propozimin e kryedemokratit Sali Berisha, për të mbështetur si kandidat për Bashkinë e Tiranës, Florian Binajn. Në seli sapo ka mbërritur dhe Fatmir Mediu.

Deri më tani si më i vështirë për tu ‘bindur’ për të përkrahur këtë kandidaturë është Agron Shehaj, drejtues i Partisë Mundësia, pasi kjo forcë politike është në mbështetje të Ermal Hasimjas.

Ndërkohë Partia e Lirisë ka pranuar propozimin e Berishës.

r.k./Shqiptarja.com