Hapen qendrat shëndetësore verore në Vlorë dhe Lezhë

19 Qershor 2021, 07:37 | Përditesimi i fundit: 2021-06-19 08:29:34

 Qendrat shëndesore verore në të gjitha plazhet e vendit do të ofrojnë shërbim 24 orë deri në mbyllje të sezonit, më 15 shtator. Qendrat shëndetësore verore janë hapur përgjatë vijës bregdetare të jugut, nga Vlora e deri në Himarë janë 9 të tilla. Edhe në Lezhë, po funksiojnë dy qendra verore me ambulanca dhe teste të shpejta për covid-19 Qendrat verore janë celur dhe zonat turistike të Lezhës për të qenë në shërbim të pushuesve. Në Shëngjin qendra shëndetësore do të jetë funksionale përgjatë 24 oreve, ndërsa në bregdetin e Tales vetem 12 ore, pasi numri i pushuesve është më i ulet.