Hapet sot Rruga së Arbrit, banorët me kostume tradicionale e festojnë me muzikë e valle: Ëndërr e jona prej vitesh, na zgjidh shumë probleme!

29 Nëntor 2021, 12:19 | Përditesimi: 29 Nëntor 2021, 12:19

Sot hapet provizorisht rruga e Arbrit, me kalim bypass tek tuneli i Qafë-Murrzit. Policia rrugore sqaron për Report Tv se aksi do të monitorohet nga patrulla përgjatë 24 orëve njësoj si rruga e Kombit.

Po ashtu nga sot në këtë aks do të jetë edhe makina inteligjente për çdo shkelje të qarkullimit rrugor, shpejtësi apo parakalim të gabuar. Ky aks konsiderohet me vështirësi qarkullimi për shkak të kushteve atmosferike dhe do të ketë edhe kontrolle për gomat dimërore të cilat kërkohen sipas kodit rrugor përgjatë periudhës tetor-mars. Rruga Arbrit parashikohet që përfundimisht të mbyllen në pranverë të vitit tjetër dhe është e gjatë 75 km.

KT/Shqiptarja.com