Hapet tuneli i Murrizit, përfundojnë gërmimet pas 55 muajsh! Në vitin 2024 pritet të nisë qarkullimi! Rama: Shenjë e mirë që u hap para se të mbarojë viti

26 Dhjetor 2023, 16:15

Pas më shumë se 4 vitesh shfaqet dritë në gërmimet për ndërtimin e Tunelit të Murrizit në Rrugën e Arbrit. Për të inspektuar përfundimin e gërmimeve ishte kryeministri Edi Rama i cili tha se tuneli që afron Dibrën me Tiranën do të hapet plotësisht vitin e ardhshëm.