Hapja e Rrugës së Arbrit, policia për Report Tv: Do të ketë patrullë 24 orë dhe makinë inteligjente për shkeljet e kodit rrugor

29 Nëntor 2021, 11:07 | Përditesimi: 29 Nëntor 2021, 11:07

Sot hapet provizorisht rruga e Arbrit, me kalim bypass tek tuneli i Qafë-Murrzit. Policia rrugore sqaron për Report Tv se aksi do të monitorohet nga patrulla përgjatë 24 orëve njësoj si rruga e Kombit.

Po ashtu nga sot në këtë aks do të jetë edhe makina inteligjente për çdo shkelje të qarkullimit rrugor, shpejtësi apo parakalim të gabuar. Ky aks konsiderohet me vështirësi qarkullimi për shkak të kushteve atmosferike dhe do të ketë edhe kontrolle për gomat dimërore të cilat kërkohen sipas kodit rrugor përgjatë periudhës tetor-mars.

KT/Shqiptarja.com