Haradinaj: Nëse nuk biem dakord për kandidaturën time për President, shkojmë në zgjedhje

14 Dhjetor 2020, 22:15

Ramush Haradinaj tha se AAK i ka paraqitur partive të tjera kandidaturën e tij për President në mënyrë që të gjendjet një zgjidhje dhe vendi të mos shkojë në zgjedhje të parakohshme për shkak të dorëheqjes së Hashim Thaçit pas akuzave për krime lufte nga gjykata speciale në Hagë. Haradinaj thotë se nëse nuk ka marrëveshje për kandidaturën e tij, do të shkojnë në zgjedhje.