Haradinaj: Nuk ka kuptim t'i kthehemi pas raportit të Dick Martin! Kosova e Shqipëria të bashkëpunojnë me gjykatën në Hagë për të dal e vërteta e luftës së UÇK

14 Dhjetor 2020, 21:51

Ramush Haradinaj tha se nuk e shikon të dobishme ngritjen e Komisionit të posaçëm për raportin e Dick Martin nga Shqipëria pasi nuk ka kuptim t'i kthehen pas kësaj çështje. Për Haradinaj do të ishte shumë e dobishme që Kosova dhe Shqipëria të bashkëpunojnë dhe të ndërtojnë një marrëdhënie të mirë me gjykatën në Hagë në mënyrë që të dalë e vërteta e luftës së pastër të UÇK-së dhe pafajësia e të akuzuarve.