Harta e re e gjyqësorit, avokati për Report Tv: Katastrofë për drejtësinë! Sjell kosto për qytetarët dhe shtetin! Zgjidhja? Të fusin avokatët dhe magjistratët e rinj në sistem

23 Tetor 2021, 19:22

Boshllëqet e krijuara nga vettingu në gjykatat e vendit ka lindur nevojën e zvogëlimit të numrit të gjykatave në vend dhe konfigurimin e një harte të re të gjyqësorit me 12 gjykata të shkallës së parë për 12 qarqet e vendit dhe vetëm një gjykatë Apeli në Tiranë. Ndërsa KLGJ dhe Ministria e Drejtësisë kanë arritur dakordësinë që kjo të bëhet dhe janë ende në fazën e konsultave dhe plotësimit të detajeve për këtë hartë të re të gjyqësorit, avokatët në vend kanë dalë kundër kësaj hartë. Avokati Kujtim Cakrani në një intervistë për Report Tv, e cilëson këtë hartë të re të gjyqësorit si një eksperiment që është i destinuar që të dështojë.