Harta e re gjyqësore, protesta e avokatëve të Shkodrës me mesazhin e fortë: Largoni Gjykatën, rikthejmë kanunin

28 Janar 2022, 14:07 | Përditesimi i fundit: 2022-01-28 15:17:00

Heqja e Gjykatës së Apelit nga Shkodra për të pasur vetëm një të vetme në Tiranë në hartën e re gjyqësore, ka sjellë reagimin e avokateve të Dhomës së Avokatisë Shkodër. Këta të fundit kanë protestuar në një mënyrë shumë të veçantë, duke kujtuar se çfarë ndodh kur prezenca e shtetit largohet nga njerëzit.