Harta gjyqësore, Kushtetuesja mbyll marrjen e provave! Shkrirja e apeleve, avokatët e OJF-të përplasen me KLGJ-në

8 Dhjetor 2023, 16:20

Gjykata kushtetuese mbylli marrjen e provave në gjyqin ku dhoma kombëtare e avokatisë kërkon shfuqizimin e hartës së re gjyqësore. Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe qeveria kërkuan të mos merret si provë, raporti i Komitetit të Helsinkit që thekson se avokatët kanë rritur me 50 deri në 200% tarifat për qytetarët të cilëve u është shtuar kostoja e transportit për të shkuar në gjykatat e reja.