HARTA/ I zhdukur prej 5 ditësh, hapësira gjigande ku janë përqendruar kërkimet për gjetjen e trupit të 29-vjeçarit që e zuri poshtë masivi i dheut në Burrel

7 Maj, 14:24 | Përditesimi: 7 Maj, 14:24

Kjo hartë tregon hapësirën gjigande ku vijojnë kërkimet për trupin e 29-vjeçarit Ardit Beshiri në Qafë-Burrel, i cili rezulton prej pesë ditësh i zhdukur nën masivin e dheut që u shemb teksa po punonte me eskavator.

Nga pika 1 ku ndodhet fabrika dhe pak më poshtë pika 2, ku po punonte i riu pasditen e së shtunës janë mbi 7 kilometra deri në pikën 4, ku është pika fundore e mbetjeve, ku është gjetur edhe shasia e eskavatorit.  

Aktualisht forcat e kërkimit janë përqendruar në pikën 3, një hapësirë pyjore disa kilometra nga vendi ku Beshiri po punonte. Kërkimet për të gjetur trupin e 29-vjeçarit vijojnë prej pesë ditësh. 

r.k./Shqiptarja.com