Hashure speciale nga Mirela Andoni

17 Nëntor, 11:12 | Përditesimi: 17 Nëntor, 11:12

Hashure

Përbërësit:

  • 300 g grurë
  • 50 g tërshërë Teuta
  • 200 gr sheqer
  • 100 g fik i thatë
  • 50 gr boronicë e kuqe e thatë
  • 100 gr arra
  • 50 g fëstëk
  • 1 lugë gjalpë
  • Kanellë, karafil
  • Ujë
  • Pak kripë

Përgatitja:

Lajmë grurin me ujë të nxehtë, e vendosim të ziejë. Pasi gruri ka zier plotësisht gati 1 orë me temperaturë të ulët, shtojmë kripën, sheqerin dhe gjalpin. Marrim dy garuzhde nga zierja edhe i bluajmë në blender si pure, më pas e shtojmë te tenxherja. Kjo shërben mos t'i hedhim niseshte. E ziejmë 10 minuta sa të ëmbëlsohet, shtojmë frutat e thata të copëtuara. E ndajmë në tasa. Pasi ftohet e zbukurojmë sipas dëshirës.

MC/Shqiptarja.com