Haxhiu për Report Tv: Trump përdori Hotin për të përmirësuar figurën e tij në politikën e jashtme

7 Shtator 2020, 22:53 | Përditesimi i fundit: 2020-09-07 22:55:50

Albulena Haxhiu, kryetare e kryesisë së lëvizjes Vetëvendosja në Kosovë në një lidhje me skype në emisionin "5 Pyetje me Babaramon" në Report Tv  tha se presidenti i SHBA-së Donald Trump ka përdorur Avdullah Hotin për të përmirësuar figurën e tij në politikën e jashtme, për zgjedhjet që do të mbahen në SHBA në nëntor. Ajo thekson se ajo marrëveshje nuk ka të bëjë me asgjë ekonomike apo me pika të tjera por vetëm me interesin e Trump për të treguar se po punon me politikën e jashtme dhe me vende që kanë probleme siç është Kosova dhe Serbia.