Helmimi nga uji i pijshëm në Krujë, drejtoresha e spitalit: Nga mëngjesi i së dielës, mbi 320 qytetarë në urgjencë! Pacientët: Kemi dhimbje barku e koke

26 Tetor 2021, 10:00 | Përditesimi i fundit: 2021-10-26 17:51:37

Teksa nuk dihet ende shkaku i helmimit, numri i pacientëve të paraqitur në spitalin e Krujës për të kërkuar ndihmë shëndetësore ka shkuar në rreth 320. Kjo u bë me dije nga drejtoresha e spitalit, Yllka Sheta, e cila u shpreh se kjo situatë ka filluar që të dielën në mëngjes. Pacientët e shtruar në spital shprehen se kanë patur dhimbje të forta barku e koke dhe të gjithë pohojnë se kanë pirë ujë nga ai që i vjen në çezma.