'Heroi im! Flijove jetën për liri!' Me lot në sy e bija i jep lamtumirën policit të vrarë në Kosovë

25 Shtator 2023, 13:42 | Përditesimi i fundit: 2023-09-25 13:44:32

Vajza e Policit të ndjerë, Arbenita Bunjaku, ditën e sotme ka folur në mbledhjen përkujtimore për babain e saj. Me zërin që i dridhej dhe me lot në sy ajo i ka kushtuar disa fjalë heroit të saj. Ajo tha se ikja e tij i kishte lënë një plagë në zemër, dhe se vendin e tij nuk e zëvendëson askush.