Hetimet për AKSHI-n/ Thirret në SPAK vartësja e Ermal Beqirit! Biznesmeni regjistroi në emrin e saj jahtin luksoz

26 Shkurt, 11:36 | Përditesimi: 26 Shkurt, 11:36

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po vijon hetimet lidhur me pasurinë dhe dyshimet për afera korruptive dhe përfshirje në grup kriminal në kuadër të dosjes së AKSHI-t.

Këtë të enjte SPAK ka thirrur për të dhënë deklarime Xhenila Tamizin, vartësja e biznesmenit në arrati Ermal Beqiri.

Nga hetimet e mëparshme ka rezultuar se Ermal Beqiri ka regjistruar në emër të Tamizit një jaht luksoz të markës Predator 50 Skyfall, vlera e të cilit në treg shkon gati 1 mln euro.

I.M/Shqiptarja.com