Hetimet për inceneratorët, Rama: I takon SPAK të evidentojnë faktet e provat, të mos merremi me llafe e spekulime

15 Shkurt 2022, 21:16 | Përditesimi: 15 Shkurt 2022, 21:16

Kryeministri Edi Ram ka folur edhe për hetimet që ka nisur SPAK për inceneratorët, ku tha se i takon asaj për të evidentuar faktet dhe nuk mund të kihen parasysh llafet dhe spekulimet. Gazetari tha se pse nuk u parandalua më parë kjo aferë, ndërsa kryeministri theksoi se nuk mendon ashtu. Ai tha se inceneratorët janë një e mirë publike në dobi të njerëzve dhe kush është përfshirë në korrupsion, do të marrë përgjigjen e merituar nga organet e drejtësisë.

 

KT/Shqiptarja.com