9 urdhër arreste janë firmosur nga gjykata për inceneratorët! SPAK dhe policia është duke zhvilluar operacionin për prangosjen e tyre Report Tv mëson se bëhet fjalë për zyrtarë dhe biznesmenë, që kanë lidhje me inceneratorin e Fierit. Nga 9 urdhër arrestet 7 janë masa sigurie 'arrest me burg' dhe 2 në gjendje të lirë. Gjykata ka vendosur tjetër masa arresti për Lefter kokën dhe Klodian Zoton. Mes të arrestuarve është Florian Muça kreu i Albpetrol. Muca ka qene në komisionin e prokurimit te inceneratorit të Fierit!
Identiteti i të arrestuarve dhe personave nën hetim nuk bëhet me dije për shkak se operacioni vijon. Kujtojmë se prej muajsh në SPAK vijojnë hetimet për çështjen e inceneratorëve pas denoncimeve të ardhura nga forcat politike të opozitës.

















