'Hetoni vrasjet e 1997 - 1998! Balla shkon në Tropojë lë porosi të qarta: Të zbardhen krimet e së shkuarës

16 Dhjetor 2023, 16:29 | Përditesimi i fundit: 2023-12-16 19:26:00

Ministri i Brendshem Taulant Balla ka shkuar në Tropoje me nje listë të gjatë të krimeve të rënda vrasje, zhdukje personi të ndodhura gjatë viteve 1997, 1998 e në vijim për të cilat nuk ka ende autorë, e për pasojë mbeten dosje të hapura për drejtësinë dhe për Policinë e Shtetit.