Hidhte mbetje inertesh në shtratin e lumit Erzen, arrestohet 50-vjeçari

20 Dhjetor 2023, 09:23

Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 1, angazhim maksimal për goditjen e krimeve mjedisore dhe sundimin e ligjit në territor. Vihet në pranga 1 shtetas që u kap duke shkarkuar inerte në shtratin e lumit Erzen. Sekuestrohet kamionçina me të cilën ishin transportuar inertet.