Hiqet doza e tretë e vaksinës në Kosovë, fluks në Morinë! Qytetarët: Dy javët e fundit na kanë penguar, tani kalojmë pa problem

5 Shkurt 2022, 10:39 | Përditesimi: 5 Shkurt 2022, 10:39

Pika kufitare Shqipëri-Kosovë i është rikthyer normalitetit, pasi dy javësh masa shtrënguese për hyrjen në territorin kosovar, të cilat u bënë edhe pengesë për një pjesë të njerëzve. Mikrofoni i Report Tv ka qenë në pikë kufitare Morinë, për të folur me disa nga qytetarët. “Vij nga Kukësi për të shkuar në Prizren. Na kërkuar kartonin, doza e tretë e vaksinës na ka penguar shumë, ishte penalizim.”, tha njeri prej tyre. “Jemi me dy vaksina. Herën e kaluar na kërkuan testin PCR këtë herë jo.”, thotë një tjetër. Në dy anët e kufirit ka një rritje të fluksit të qytetarëve e kjo për shkak të lehtësimit të masave të qeverisë së Kosovës që kanë hyrë në fuqi mëngjesin e së Shtunës.

r.k./Shqiptarja.com