E ndërtuar në vitet 1502-1503 mbi rrënojat e një bazilike, xhamia "Fatih" është ndër më të vjetrat në vend. Pranë Amfiteatrit dhe Torrës Veneciane ajo është pjesë e ansamblit muzeal dhe mban emrin e Sulltan Mehmet Fatihut II.
Nga rrënojat e bazilikës mbi të cilën është ndërtuar janë ruajtur pak mure me tulla, pjesërisht arkada veriore dhe muri perëndimor i rindërtuar me teknikën e Kluasonazhit që i takon Shek. XIII- XIV. E ndërtuar me stil të veçantë, pjesa e sipërme përbëhet nga çati me tjegulla dhe jo kupolë siç jemi mësuar të shohim në xhamitë e tjera.















