Hita mbledh drejtuesit e Policisë në Elbasan, Berat dhe Kukës, kërkon fokus te siguria në shkolla dhe lufta kundër krimit

6 Shtator, 12:55 | Përditesimi: 6 Shtator, 12:55

Hita, zhvilloi takime me strukturat e Policisë në Elbasan, Berat dhe Kukës, ku vendosi theksin te rritja e parametrave të sigurisë, parandalimi i ngjarjeve kriminale, goditja e armëmbajtjes pa leje, lufta kundër narkotikëve, kapja e personave në kërkim dhe trajtimi me profesionalizëm i denoncimeve të qytetarëve.

E.H/Shqiptarja.com