Humb kontaktet me familjen kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës, policia nis kërkimet! Merret në pyetje bashkëshorti i saj, shkak dyshohet konfliktet familjare

7 Prill 2022, 14:56 | Përditesimi: 7 Prill 2022, 15:52

LEZHË- Kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku ka humbur kontaktet me familjen. Denoncimin e ka bërë bashkëshorti, ndërsa policia ka nisur kërkimet për gjetjen e saj. Dyshimet janë se Marku është larguar për probleme familjare, por nuk përjashtohen as pista të tjera të hetimit. 34-vjeçarja punonte prej vitesh në gjykatës së Lezhës, ndërsa së fundmi kishte fituar një vend pune si Oficere e Policise Gjyqësore në Prokurorinë e Lezhës dhe brenda pak ditësh pritej të transferohej.

r.k./Shqiptarja.com