Humb kontrollin, mjeti del nga rruga dhe përplaset me murin rrethues të një banese në Lezhë-Shëngjin

5 Shkurt 2022, 09:44 | Përditesimi: 5 Shkurt 2022, 09:44

Një automjet doli nga rruga dhe u përplas me murin rrethues të një banese. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Drejtuesi i automjetit tip BMV humbi kontrollin në afërsi të lagjes "Sake", ndërsa goditja ishte mjaft e fortë çka e dëshmon dëmtimi i murit të banesës por dhe të makinës.

r.k./Shqiptarja.com