Humbi jetën 62-vjeçarja, zjarrfikësi e konfirmon: Banesës në Astir i vuri flakën djali i shtëpisë

16 Tetor 2021, 10:34 | Përditesimi: 16 Tetor 2021, 10:34

Arjan Ahmetaj nga shërbimi zjarrfikës në Tiranë, ka konfirmuar se zjarri në Astir ka qenë i qëllimshëm. Sipas tij zjarri është vendosur nga djali, i cili ka dyshime se është me probleme të shëndetit mendor.

‘Zjarri ka qenë i menjëhershme. Kemi një zjarrvënie të vënë nga autori, nga djali. Ka pasur probleme familjare brenda familjes.’- tha Ahmetaj.

r.k./Shqiptarja.com