Humbi kontrollin e motorit, aksidentohet për vdekje 62-vjeçari në Divjakë

15 Janar 2022, 16:15 | Përditesimi i fundit: 2022-01-15 22:28:08

Një aksident i rëndë ku ka humbu jetën një 62-vjeçar është regjistruar mesditën e sotme në në fshatin Mërtish, në Divjakë.

Viktima që është identifikuar si A.K, ishte duke udhëtuar me një motor tip "Honda", ndërsa mësohet se ka humbur kontrollit dhe për pasojë ka humbur jetën.