Humbi në të gjitha bashkitë, Basha: PD do t'u ofrojë njerëzve shpresën dhe platformën për të dalë vendi nga kriza

7 Mars 2022, 12:01 | Përditesimi: 7 Mars 2022, 12:01

Kryetari i Partisë Demokratike, pavarësisht se nuk ka arritur që të fitojë asnjë bashki në zgjedhjet e 6 Marsit, u shpreh se PD do tu ofrojë njerëzve shpresën, me një platfromë dhe një vizion për të nxjerrë vendin nga kriza, ndërsa justifikimin për humbjen e gjen tek mospjesmarrja në zgjedhje e votuesve.

'Nuk është koha për t'i ikur përgjegjësive. PD është vendosur në një sulm të shumëfishtë për nevoja personale. Ne do të përshpejtojmë hapat që kemi nisur. PD ka vendosur që të mundësojë instrumenta ku edhe ata që nuk janë anëtarë të kenë mundësi të jenë anëtarë. Ne do u ofrojmë njerëzve shpresën, me një platfromë dhe një vizion për të nxjerrë vendin nga kriza. Ishte e vështirë kur kishim përballë Ramën, e jo me me faktorë të tjerë që duan të investojnë çdo gjë kundër interesit publik. Asgjë nuk na lëviz që të vazhdojmë të mbetemi një Parti pa kompromis. ajo që ka ndodhur dje kërkon një reflektim të thellë të PD-së dhe një refaormim të thellë të PD-së.'- tha Basha.

r.k./Shqiptarja.com