Humbi në ujërat e lumit Drin, gjendet pas 1 muaji në Fierzë trupi i pajetë i peshkatarit nga Dibra

5 Shkurt 2022, 17:05 | Përditesimi: 5 Shkurt 2022, 17:05

Peshkatari humbi në ujërat e Drinit në fund të vitit 2021 teksa peshkonte. Familjarët e tij vijuan kërkimet për javë të tëra me radhë por pa sukses. Rjedha e lumit mësohet se e ka përcjellë trupin e peshkatarit deri në Liqenin e Fierzës.

r.k./Shqiptarja.com