Humbja e PD në zgjedhjet e 6 marsit: Bardhi: S'është dita për përgjegjësi, por për reflektim

7 Mars 2022, 17:28 | Përditesimi: 7 Mars 2022, 20:35

ekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ndonëse nuk tha nëse e pranon apo jo humbjen në zgjedhjet e pjesshme vendore, u shpreh se sot  nuk është dita për përgjegjësi, por për reflektim.

"Mirënjohje për 6 kandidatet për sakrificën për betejën e jashtëzakonshme, sapo po kthehem nga bashkia Lushnjë ku kam ndjekur fushatën, ndjej trishtim që kam parë demokratë që ndiejnë urrejtje ndaj njëri-tjetrit. Ndiej trishtim që kam parë demokratë që nuk flisnin me njëri tjetrin, edhe pse kanë punuar 8 vite bashkë. Sot nuk është dita për të evidentuar përgjegjësinë, por për reflektim", tha ai.

KT/Shqiptarja.com