Hyn në fuqi certifikata dixhitale e COVID, nga sot vendet e BE udhëtojnë pa kufizime

1 Korrik 2021, 15:47

Duke filluar nga dita e sotme, qytetarët në Europë do të kenë mundësi të kalojnë kufirin nëpërmjet certifikatës COVID, pa qenë nevoja t'i nënshtrohen masave kufizuese.

Parlamenti i Bashkimit Evropian miratoi Certifikatën dixhitale Covid të BE në qershor, vendim që do të lejojë bllokun të rifillojë udhëtimin duke lejuar vendet anëtare të verifikojnë nëse udhëtarët janë vaksinuar, kanë testuar negativ për Covid-19, ose janë rikuperuar nga Covid -19.