I arrestuar si bashkëpunëtor i Artan Tafanit në grabitjen në Astir, GJKKO liron me kërkesë të SPAK Enio Meçajn

3 Janar, 13:55

Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK ka liruar nga qelia, Enio Meçajn, që është arrestuar në qershor të vitit të kaluar si bashkëpunëtor i Artan Tafanit e grabitjen Exchange në zonën e Astirit. Kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë nga "arrest në burg" në "detyrim paraqitje" mësohet se është bërë nga prokurori i çështjes dhe miratuar më pas nga gjykata