I bërë sterrë i zi nga ndotja, pacienti i shtruar në spital nga helmimi tregon filtrin e ujit: Edhe para 3 muajsh kemi patur të njëjtat simptoma

26 Tetor 2021, 10:28

Një pacient i shtruar në spitalin e Krujës pasi ka patur shenja helmimi, ka treguar edhe foton e filtrit të ujit që ai ka vendosur në banesën tij, ku duket qartë ndotja e lartë. Filtri është bërë i zi, duke treguar cilësinë e dobët të ujit që i shkon në çezma banorëve të Krujës. Pacienti tregon se e njëjta situatë është përsëritur edhe para tre muajsh, ku ata kanë patur të njëjtat simptoma helmimi.