“I dëgjova duke bërtitur”, dëshmitë e para: Si e mësuam vrasjen e dy vëllezërve

4 Janar, 09:21

Ishte ora 07:40 kur banorët e rrugës “Xhon Belushi” në zonën e Freskut në Tiranë dëgjuan të bërtitura nga shtëpia e Lulëzim Camit 69 vjeç. Kështu e përshkruajnë banorë të zonës krimin e rëndë brenda familjes që tronditi kryeqytetin mëngjesin e kësaj të enjte, ku vëllai vrau vëllain e më pas veten.