Pallati nr.122 në lagjen nr. 18 në Durrës, i cili pësoi dëmtime të shumta si pasojë e tërmetit tragjik të 26 nëntorit, është shembur me eksploziv ditën e sotme.
Bëhet me dije se për shembjen e kësaj ndërtese janë përdorur 20 kilogramë eksploziv si dhe 5500 fitil detonator. Shpërthimi ishte mjaft i fuqishëm, duke bërë që ndërtesa të shembej e gjitha menjëherë. Ndërkohë ka nisur puna për largimin e inerteve.