I denoncuar i humbur prej 8 ditësh, por askush nuk i kontrolloi banesën, gjendet i vdekur në shtëpi nga e ëma ushtaraku në Vlorë! Dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike

19 Shkurt 2022, 11:34 | Përditesimi: 19 Shkurt 2022, 11:34

Ngjarja u regjistrua në lagjen "24 Maji", ndërsa viktima është identifikuar si Altin Alikaj, ushtarak. Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta, teksa denoncimin në polici për zhdukjen e 46-vjeçarit e kishte bërë kushëriri, ndërsa trupi u gjet sot nga e ëma, e cila sapo ishte kthyer nga Greqia.

KT/Shqiptarja.com