I dënuar me 10 vite burg në Itali, arrestohet në Vlorë 38-vjeçari, do të ekstradohet

10 Tetor, 13:42 | Përditesimi: 10 Tetor, 13:42

Një 38-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi ishte persona i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

Adjol Kushtaj është dënuar me 10 vite burg në Itali nga Gjykata e Apelit të Firences për kultivim kanabisi, prodhim dhe mbajtje e lëndëve narkotike e trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim.

Kushtaj është arrestuar provizorisht dhe do të ekstradohet në Itali.

r.k./Shqiptarja.com