I dënuar me 5 vite burg në Belgjikë për trafik droge dhe organizatë kriminale, kapet në Durrës 27-vjeçari

29 Mars 2022, 08:40 | Përditesimi: 29 Mars 2022, 08:40

Një i ri është arrestuar pasi ndaj tij kishte urdhër ndalimi ndërkombëtar për trafik drogë dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.  Ndalimi i tij u bë në Durrës, ku në pranga përfundoi Mirlind Balla, 27 vjeç, i cili ishte i dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Apelit Antwerp, Belgjikë për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafik i paligjshëm i substancave narkotike”.

r.k./Shqiptarja.com