I dënuar për falsifikim dokumentesh me qëllim tjetërsim prone, Agron Çalliku zgjidhet kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve

19 Dhjetor 2023, 07:21

Agron Çalliku, i njohur si person me precedentë penalë, ka fituar zgjedhjet si Kreu i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Çalliku është dënuar më parë me 6 muaj burgim, për akuzën e “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, me qëllimin tjetërsimin e katit të dytë të një banese që ndodhet në rrugën e “Dibrës”.