I dënuari me burgim të përjetshëm Miklovan Parubi transferohet nga burgu i Peqinit te i Burrelit, burime për Report Tv: Kishte informacione se do përfshihej në ngjarje kriminale

24 Prill, 22:56 | Përditesimi: 24 Prill, 22:56

Miklovan Parubi është dënuar me burg përjetë si autor i një vrasje të dyfishtë të ndodhur në tetor të 2016 në Dajç. Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në momentin e pranimit në burgun e Burrelit, në materialet personale të Miklovan Parubit është gjetur e fshehur në një çorape, një qese e vogël e dyshuar si lëndë narkotike.

A.M/Shqiptarja.com